Prezantohet Gabigol: Interi zgjidhja ime e parë

Futboll

Prezantohet Gabigol: Interi zgjidhja ime e parë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:34
Gabriel Barbosa

Klubi italian i ka rezervuar një prezantim special talentit Gabriel Barbosa, i cili këtë verë është transferuar nga Santosi.

Gabigol ka shprehur gëzimin që është transferuar tek Interi, përkundër ofertave të shumta që ka pasur, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Sulmuesi 20-vjeçar është transferuar nga Santosi për 30 milionë euro dhe në prezantimin e tij kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të klubit, të cilët i kanë përgatitur një mirëseardhje të veçantë talentit brazilian.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Është një ditë speciale për mua dhe të njëjtën kohë është një kënaqësi të jem pjesë e këtij klubi special”.

“Interi ka qenë zgjidhja ime e parë edhe pse kam pasur mundësi të zgjedh ekipe tjera. Projekti, skuadra, stafi i trajnerëve më kanë mahnitur dhe më kanë bindur që t’i bashkohem këtij klubi”.

“Shpresoj të fitojmë sa më shumë në Serie A dhe në garat tjera. Forca Inter”, ka përfunduar lojtari, i cili pritet të debutojë të dielën, kur Interi do të ndeshet me Bolognan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat