Sadiku i lënduar, por nuk e pranon? Thumbon ish trajnerin që nuk e linte të fliste italisht dhe të dëgjonte muzikë

Futboll

Sadiku i lënduar, por nuk e pranon? Thumbon ish trajnerin që nuk e linte të fliste italisht dhe të dëgjonte muzikë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 shtator 2016 Në ora: 13:35
Armando Sadiku

Armando Sadiku gjatë stërvitjeve të mëngjesit ka pasur përsëri dhimbje në gju, por 25 vjeçari është munduar ta fshehë këtë, shkruan nzz.ch.

«Jo, jo, jo, unë ndjehem i shëndetshëm e i fortë,» citohet të ketë thënë Sadiku, përkundër që gjërat flasin se ai nuk është tërësisht i shëndetshëm. Sulmuesi më i rëndësishëm shqiptar u plagos në gju gjatë ndeshjes kundër Servette. “Sadiku mendon se mund të aktivizohet prej në ndeshjen e së enjtes kundër Osmanlispor, në kuadër të Europa Liga, por një lëndim i tij do ishte katastrafal për klubin,” thotë trajneri i Zurichut, Ulrich Forte, që ngjashëm do duhet të mendonte edhe trajneri shqiptar Gianni de Biassi.

"Dikur trajneri nuk besonte tek unë"

Trajneri i mëpërparshëm i FC Zurich, Sami Hyypia, me largimn e Sadikut te FC Vaduzi ia bëri gropën vetes. Kjo pasi golat e Sadikut nxorrën nga fundi i tabelës klubin e Lihtejnshtajnit, ndërsa Zurich mori vendin e fundit.

“Tani jam bërë yll në  FC Zürich. Trajneri i mëpërparshëm nuk besonte tek unë,” thotë Sadiku, përcjell botasot.info. Mes kërkesave të çuditshme të trajnerit Sami kishte qenë edhe ndalimi i dëgjimit të muzikës dhe që gjatë stërvitjeve dhe lojës të fliteshte vetëm gjuha gjermane. Armando Sadiku në fakt fliste vetëm italisht dhe shqip.

“Një futbollist duhet të kërcejë dhe duhet të shijojë stërvitjet,” thekson Sadiku më tej.

Brenga e sulmuesit shqiptar mbetet transferimi i tij në Bundesligë, por kontrata e tij me klubin zviceran përfundon në 2018. “Me gjasë edhe gjatë sezonave të ardhshme nuk do e shesim atë. 25 vjeçari duhet të na ndihmojë për të rimarrë veten,” thekson presidenti i klubit, Ancillo Canepa .

Pas ngritjes së FC Zurich, vetëm atëherë mund ta shikojë ndryshe “botën” sulmuesi shqiptar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat