Feyenordi i pandalshëm, 8 fitore rresht!

Futboll

Feyenordi i pandalshëm, 8 fitore rresht!

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 08:42
Feyenordi

Feyenoord arriti fitoren e 8-të në 8 javë në Eredivisie duke u konfirmuar në krye të kampionatit holandez pas suksesit 2-0 në transfertë me ëilem Tilburg. Formacioni i Van Brockhorst e pati gjithcka të thjeshtë në këtë transfertë falë dhe golit të minutës së 16-të të Jorgensenit që i dha epërsinë të tijve. Roterdamasit kontrolluan me lehtësi sfidën deri në të 76-tën kur Tapia me golin e 2-0 mbylli përfundimisht ndeshjen duke bërë që të tijtë të ruajnë diferencën me ndjekësin më të afërt në renditje, Ajaxin që fitoi jo pa probleme probleme në shtëpi ndaj Utrecht duke përmbysur për më tepër disavantazhin e pjesës së parë, ku miqtë kaluan në epërsi me anë të Conboy. Autogoli i Leeuëin ndihmoi harkëtarët për të barazuar ndeshjen në minutën e 47-të, ndërsa në të 79-tën Schoene u tregua i saktë nga pika e bardhë. Ziyech u duk sikur mbylli ndeshjen me golin e 3-1, por në minutat e mbetura Van der Maarel i dha shpresë miqve dhe pse në fund Ajax arriti të ruajë rezultatin duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat