Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Tiranë, i ndodh diçka e papritur

Futboll

Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Tiranë, i ndodh diçka e papritur

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 21:35
Pamje nga videoja

Kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit dy kombëtaret e futbollit, Spanja dhe Shqipëria.

Iberikët mbërritën në Shqipëri rreth 60 minuta me vonesë për shkak të motit të keq, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë pranuar që të japin asnjë prononcim për mediat.

I vetmi që ka përshëndetur në aeroport ka qenë sulmuesi i Chelsea, Diego Costa.

Ndërsa për t’u veçuar ka qenë edhe një episod me gazetarët spanjoolë, të cilët ngatërruan daljen në aeroport, teksa fillimisht u futën te salla VIP dhe më pas përfunduan te kabinat e policisë.

Por me ndihmën e punonjësve të aeroportit kanë gjetur daljen e saktë dhe më pas kanë udhëtuar me ekipin e tyre kombëtar drejt Shkodrës, të shoqëruar nga forcat RENEA.

Në Shkodër ekipi spanjoll do të akomodohet te ‘Grand Hotel Europa’. E ndërsa sonte do të qetësohen nga rruga, nesër spanjollët do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore për të qenë gati për të dielën.

Edhe kombëtarja shqiptare ka mbërritur po sonte në Rinas nga Lihtenshteini dhe udhëtoi direkt drejt Shkodrës.

Dy ekipet do të ndeshen ditën e diel në orën 20:45 në Shkodër për eliminatoret e Rusi 2018.

Aktualisht Shqipëria kryeson grupin, ndërsa Spanja dhe Italia ndodhen në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat