Çfarë thonë te Feronikeli për përforcimet?

Futboll

Çfarë thonë te Feronikeli për përforcimet?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:21
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli nga Drenasi, kampion në fuqi, gjithnjë po bëhet e më i frikshëm për skuadrat që mëtojnë titullin e kampionit.  Ilustruesi më i mirë është epërsia 3:0 ndaj Llapit nga Podujeva, derisa u ndërpre kjo sfidë në minutën e 63-të për shkak se një tifoz qëlloi shikuesin me guri nga tribunat e stadiumit në Merdarë. “Skuadra gjatë afatit kalimtar veror sjelli në Drenas katër emra të rinj. Nga Skënderbeu i Korçës, portierin shtatlartë Jacek Deniz Troshupa, nga Flamurtari i Vlorës mbrojtësin e krahut Besnik Krasniqi, nga Bylisi i Kamzës, qendërmbrojtësin Ahmet Halitin dhe sulmuesin më të mirë, këpucën e artë dy herë radhazi në Superligë Blerand Kurtishajn nga Trepça`89.

Kur kanë kaluar 9-të javë përforcimet janë adaptuar shumë mirë dhe po japin atë çfarë më të vërtet është pritur nga këta lojtarë shumë cilësorë. Përderisa Troshupa, është i gatshëm në çdo moment ta ndihmoj skuadrën, ku deri me tani ka pasur disa paraqitje në ndeshjet miqësore dhe një në Superligë përballë Besës, në javën e parë. Tri përforcimet tjera Krasniqi, Haliti dhe Kurtishaj tashmë janë titullarë të padiskutueshëm tek skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani.

Krasniqi dhe Haliti në repartin e mbrojtjes janë bërë të pakalueshëm e sulmuesi i spikatur Kurtishaj, në sulëm i pandalshëm, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës me 4 gola të shënuara në 7-të takime zyrtare sa është paraqitur deri me tani për Feronikelin”, thuhet në faqen e FC Feronikelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat