'Basti' i Perezit mund ta kthejë Real Madridin në 'varrezë elefantësh'

Futboll

'Basti' i Perezit mund ta kthejë Real Madridin në 'varrezë elefantësh'

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka marrë një kthesë të konsiderueshme të politikës së transferimeve. Që nga ardhja e James Rodriguez, për të cilin ka paguar 80 milionë euro, ai ka vendosur fokusin tek elementët e rinj, që të përfundojnë shtylla të ekipit në të ardhmen. Një politikë, që ka qenë e suksesshme në të kaluarën, me “kumarin” e izoluar si Marcelo, Varane apo Casemiro. Asensio dhe Odegaard janë të rinj mjaft mirë të njohur, por Real Madridi ka një tjetër “bateri” me shumë potencial, si Vallejo, Achraf, Abner, Valverde, Sergio Díaz.

Lojtarë, të cilëve u duhen pak vite për t’u pjekur, kështu që Florentino merr kohë. Politika e tij tani është mbajtja e grupit actual të lojtarëve, duke i quajtur ato “të mirë, spektakolare dhe të pashitshëm”, të paktën deri në vitin 2020. Një bast i rrezikshëm, për shkak se, siç tha Luis Suarez në marrjen e “Këpucës së Artë”, “do të dalë në pension te Barça, por klube të tilla kanë detyrimin për të qenë në nivelin më të lartë”. Presidenti i “Los Blancos” është në detyrë dje po ripërtërin kontratat me yjet. Kroos dhe Modric kanë qenë të parët, në radhë janë edhe nja pesë të tjerë, shkruan telesport. Nga grupi prej 24 lojtarësh i skuadrës aktuale, tre janë nën kontratë deri më 2021 dhe 2022, katër të tjerë deri në vitin 2020. Vetëm shtatë galaktikë janë më poshtë, por pothuajse të gjithë në rendin e ditës për të nënshkruar një zgjatje kontrate, të paktën deri në vitin 2020. Cristiano Ronaldos i përfundon marrëveshja aktuale në vitin 2018, Gareth Bale më 2019, Isco më 2018, Pepe më 2017, Benzema më 2019, Yanez më 2018 dhe Coentrao më 2019. Këta dy të fundit nuk kanë lënë asnjë takim me klubin për rinovim. Me këto të dhëna, nëse Florentino i mban të gjithë deri në vitin 2020, të paktën, ne do ta shohim formacionin titullar të tanishëm të Zidane në të njëjtën situatë të famshme si të Milanit të Berlusconit, me lojtarë në perëndim ose poshtë karrierës, duke e kthyer Real Madridin si një “varrezë elefantësh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat