“France Football” sqaron rregullat e reja për ‘Topin e Artë’

Futboll

“France Football” sqaron rregullat e reja për ‘Topin e Artë’

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:05
Topi i Artë

Ditën e sotme “France Football” do të zyrtarizojë emrat e 30 kandidatëve për çmimin prestigjioz "Topi i Artë".

Fundi i partneritetit në mes “France Football” dhe FIFA-s ka detyruar të bëjë një tjetër shpjegim për rregullat e reja për dhënien e çmimit të ‘Topit të Artë’.

“Trofeu ‘Topi i Artë’ do të jepet për të 61-ten herë dhe në dallim nga gjashtë vitet e fundit, ku kanë votuar kapitenët, trajnerët dhe gazetarët, këtë herë do të votoj një juri prej gazetarëve nga e gjithë bota. Një tjetër ndryshim është që nuk do të ketë treshe finaliste, por këtë herë do të votohet për 30 kandidatët e mundshëm”, shkruan e përditshmja franceze.

Pak minuta më parë “France Football” ka zbuluar zyrtarisht 5 kandidatët e parë ku bëjnë pjesë: Gareth Bale e Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Emerick Aubameyang Pierre (Borussia Dortmund), Sergio Aguero (Manchester City).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat