Tifozët skocezë, dhunë e akte të shëmtuara në Londër

Futboll

Tifozët skocezë, dhunë e akte të shëmtuara në Londër

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 00:56
Tifozët

Dhuna shpërtheu në shkallët e stadiumit “Wembely” të Londrës, aty ku Anglia mposhti 3-0 Skocinë. Fotot tregojnë disa tifozë të cilët sulmojnë njëri-tjetrin, ndërsa njëri është i mbuluar me gjak. Sipas mediave britanike, një tjetër është dërguar në spital.

Ky episod nuk ishte i vetmi i shëmtuar që shoqëroi ndeshjen derbi të Britanisë. Gjatë gjithë ditës, tifozët skocezë kanë bërë veprime të shëmtuara, duke mos respektuar edhe aktivitetet që u shënuan në përkujtimin e ditës së dëshmorëve në Angli.

Tifozët skocezë, që njihen ndryshe si Tartan Army, qëndruan në “Trafalgar Square”, aty ku ishin menduar të mbaheshin disa aktivitete. Federata Skoceze iu kërkoi tifozëve që të respektonin këtë ditë të veçantë, por kur e tepron me alkoolin, vështirë se apele të tilla të respektohen.

Mediat shkruajnë se tualetet publike dhe statujat janë dëmtuar nga tifozët në këtë shesh i cili gjendet në qendër të Londrës.

Gjithsesi, bashkë me turpin, skocezët morën edhe goditjen përfundimtare në fushë, me anglezët që fituan pastër 3-0 në shtëpi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat