Granit Xhaka me urim emocionues për nënën në shqip

Futboll

Granit Xhaka me urim emocionues për nënën në shqip

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:47
Granit Xhaka

Sot është një ditë e veçantë për Granit Xhakën

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, po feston ditëlindjen e nënës së tij, e për ta uruar, Xhaka shfrytëzoi llogarinë në Facebook, për t’ia shprehur dashurinë nënës me anë të një poezie, së bashku me një fotografi ku shihet edhe vëllai i tij Taulant Xhaka.

 Ky është postimi i Xhakës:

A mjafton fjala urime qe ta shprehi at qe kam ne zemer

Nuk ekziston fjal ne bote qe e ndrroj veq me nje emer

Nuk ka dashni ne bote qe e ma e madhe mund te jete

Nese ty nuk te kam kjo bote qfar vlere mund te kete

Per dhimbjen ma tvogel emrin tend e thirri

Por edhe ty te jap lajme kur jam me se miri

Te flas per ty sme mjaftojn letrat e ksaj bote

Se dashuri pa hile eshte veq dashuria jote

Me nje fjal ne fund po e mbylli kete poezi

Urime NANË ditlindja e lum un qe te kam ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat