Pefqeli: Prishtina mendon vetëm për vendin e parë

Futboll

Pefqeli: Prishtina mendon vetëm për vendin e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:44
Pefqeli në aksion

Tash për tash katër ekipe janë në luftë të ashpër për titullin e kampionit në elitën e futbollit. Prishtina, Trepça ’89 nga Mitrovica, Llapi i Podujevës, Feronikeli nga Drenasi, por pa lënë anash edhe Besën e Pejës.  Skuadra me renome Prishtina kryeson renditjen me 34 pikë pas 15 jave, ka një me tepër se ’89-shi, ndërsa Llapi është në vend të tretë me 32 sosh, Feronikeli 29, Besa renditet e pesta me 24 pikë, e  kështu më radhë.  Pas një periudhe Prishtina rikthehet në krye të renditjes dhe zotohen se në fund do të kurorëzohen edhe me titullin e kampionit. Futbollisti Mërgim Pefqeli tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se është i lumtur që shënoi golin e parë në petkun e Prishtinës. “Ishte koha të bëj golin e parë pas atyre shumë rasteve dhe shtyllave. Unë assesi nuk u dorëzova dhe më në fund mu shpagua mundi të cilin kam punuar që një kohë”- thotë Pefqeli. Mesfushori shprehet se deri në fund do të jetë luftë shumë e fortë për titullin e kampionit. Ai është i bindur se do të kurorëzohen me titullin e kampionit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat