Shkarkohet Jashari!

Futboll

Shkarkohet Jashari!

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 18:20
Jashari

Afrim Jashari nuk është më kryetrajner i klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj. “Pas humbjes nga Feronikeli është shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit Afrim Jashari. Jashari erdhi me shumë bujë në klub dhe pritshmërite nga tifozët ishin shumë të mëdha, por ai pas 16 xhirosh arriti të tubonte vetëm 18 pikë shumë pak nga se është pritur.  (22 pikë Drenica kishte vitin e kaluar pas 16 xhirosh në një nga edicionet me të dobëta qe nga pas lufta). Por nuk është vetëm Afrim Jashari fajtori për këtë gjendje, në një mënyrë ai paguan faturën e dështimit të gjithë ekipit sidomos të kryesisë e cila është e paaftë që ta çojë klubin përpara (asgjë personale ndaj askujt)”, thuhet mes të tjera në faqen e KF Drenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat