Incident pas ndeshjes Vardari-Renova

Futboll

Incident pas ndeshjes Vardari-Renova

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 16:10
Pamje nga një ndeshje

Kampioni aktual në fuqi Vardari i Shkupit në përballjen e javës së 16-të të elitës së futbollit vendor, për të ardhur deri tek tri pikët u desh të djersit shumë, pasi djemtë e trajnerit Osmani në Shkup dëshmuan se dinë të luajnë edhe në mbrojtje. Në fund të kësaj përballje e cila për 90 minuta nuk jepte kurrfarë sinjale se në fund mund  të ketë ndonjë incident, ndodhi ajo që më paku e duan futbollistët profesionist. Pas fërshëllimës së fundit të referit Meçkarovski, nisi një zënkë mes mbrojtësit të Vardarit, Goran Popov dhe kapitenit të mysafirëve Fisnik Nuhiu. Më pas në këtë zënkë u përfshinë po thuajse të gjithë futbollistët e të dyja skuadrave, por me ndërhyrjen e stafeve teknike situate u qetësua, kështu që pjesa e tretë e ndeshjes Vardari – Renova do të luhet në  komisionet e FFM-së. Pa marrë parasysh këtë incident të ndodhur skuadra e Vardarit kryeson renditjen me 37 pikë, ndërsa Renova falë barazimeve të shumta në këtë javë, me 20 pikë mban pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat