Jashari: Presionet nga jashtë dhe referët ndikuan në shkarkimin tim

Futboll

Jashari: Presionet nga jashtë dhe referët ndikuan në shkarkimin tim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:47
Afrim Jashari gjatë një këshilimi

Pas humbjes (premten e kaluar) me rezultat 1:0 nga kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, Afrim Jashari u shkarkua nga kryetrajneri i KF Drenicës nga Skenderaj. Ai është i zhgënjyer nga shkarkimi, sepse sipas tij ka pasur ndikime edhe nga jashtë dhe ajo ndodhi. Jashari në intervistën për gazetën kombëtaren “Bota sot” tregon fije e për pe për zhvillimet në KF Drenica dhe çfarë kishte kërkuar në një moment nga kryesia.

“Bota sot”: Afrim, Drenicën e lini në vend të tetë me 18 pikë në elitën e futbollit, a mendoni se nuk ishin pikë reale?

Afrim Jashari: Duke u nisur nga fakti se objektivat e mia në lidhje me KF Drenicën (ishin gjatë bisedave me kryesinë e klubit para fillimit të kampionatit), ishin që në fund të kampionatit 2016-17, të renditemi në mesin e 5 ekipeve në Superligë dhe ta ndjekim Kupën e Kosovës deri në fund. Mirëpo, siç duket të ndikuar nga jashtë, gjërat dhe fjalët ndryshuan para 3-4 xhirove, sido që të jetë, kemi mundur me pasur edhe 5-6 pikë më shumë. Mund ta them lirisht, sepse edhe e kanë pranuar botërisht se këto pikë na i morën gjyqtarët, unë jo me 18 pikë por edhe 30 nuk jam i kënaqur. Sepse gjithmonë kërkoj më shumë, por nëse përmblidhen të gjithë faktorët, gjendja edhe nuk është alarmante, por shume stabile.  Por edhe ritmin e garave në Vala Superligë: e shtunë – e mërkurë, e shtunë, ngarkesë për ekipin.

“Bota sot”: A e keni pritur shkarkimin?

Afrim Jashari: Ndoshta pas ndeshjes me Ferizajn, por edhe po të kishim fituar këtë takim me 10:0.

“Bota sot”: Pse me Ferizajn?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat