Ndërpritet bashkëpunimi me tre argjentinasit

Futboll

Ndërpritet bashkëpunimi me tre argjentinasit

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Logo e Shkëndijes

Parrino, Haberkorn dhe Menendez nuk janë më pjesë e Shkëndijës nga Tetova. Drejtuesit dhe lojtarët argjentinas kanë vendosur të ndajnë rrugët për shkak të akomodimit të ngadaltë dhe mos gjetjes së vetes në skuadër.  “Shkëndija ndërpret para kohe kontratat me tre futbollistët argjentinas Elian Parrino, Nikolas Haberkorn dhe Gonzalo Menendez. Ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, ndërsa vendimtar ka qenë fakti se futbollistët nuk kanë gjetur veten në skuadër dhe pretendojnë të kthehen në vendlindjen e tyre për të gjetur klube ku do të mund të luajnë rregullisht. Pas bisedimeve konstruktive kryesia dhe futbollistët kanë ardhur në përfundim se ndarja është zgjidhje më e mirë për të dyja palët dhe Shkëndija len të lirë tre argjentinasit dhe i falënderon për kontributin e dhënë në periudhën e kaluar, duke u dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhet nga KF Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat