Capello: Nuk ka garë në Serie A, Juve e ka në dorë titullin

Futboll

Capello: Nuk ka garë në Serie A, Juve e ka në dorë titullin

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 20:18
Fabio Capello

Fabio Capello mendon se diferenca ndërmjet Juventusit dhe sfiduesve tjerë për titull është e paarritshme.

Bianconerët janë shtatë pikë larg Romës pas fitores ndaj Giallorossëve të dielën dhe vazhdojnë të jenë favoritë për titullin e gjashtë radhazi në Serie A.

“Siç është parashikuar, nuk ka garë. (Juventusi) filloi ngadalë, njësoj si çdo vit, por u rikuperuan shpejt duke i kthyer lojtarët”.

“Higuain është përshtatur, të tjerët duhet të përshtaten mendërisht ndaj llojit të punës te një klub që jep gjithçka dhe kërkon gjithçka”.

“Nëse fitojnë, ashtu si mendoj unë se do të bëjnë, për gjashtë vite do të thotë se kundërshtarët tjerë janë të dobët, diferenca duket e paarritshme”, ka deklaruar ish-trajneri i Juves, Romës dhe Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat