Basha ‘zverdhet’, Elezaj titullar në barazim

Futboll

Basha ‘zverdhet’, Elezaj titullar në barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 13:23
Migjen Basha

Fati sportiv ia ktheu shpinën në çastet e fundit ekipit të Barit ku luan futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha. Në minutën e 90+2 vendasit barazuan rezultatin! Bari importoi një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ascolin, në ndeshjen e javës së 20-të në Serie B.  Basha luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 10-të, ndërsa bashkëlojtari i tij, Daprela,  u përjashtua në minutën e 56-t. Bari edhe me një futbollist me pak plot 34 minuta u kthye i pamposhtur dhe renditen në vend e nëntë me 28 pikë. Ndërkaq, futbollisti Antonio Elezaj me Perugia-n në konak të vetin barazuan me rezultat 1:1 me Latina-n. Elezaj luajti standard, kurse skuadra e tij mban vendin e shtatë me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat