Largimi i Agostinelit, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Largimi i Agostinelit, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 21:43
Agostinelli

Skënderbeu po kërkon një trajner të ri. Dhe pse zyrtarisht Agostinelli vazhdon të jetë ende në krye të detyrës, klubi korcar duket se ka vendosur që të mos vazhdojë më bashkëpunimin me italianin, i cili aktualisht gjendet në vendin e tij për festat e fundvitit.Në këto kushte, klubi korcar ka vendosur që të vihet në kërkim të një emri të ri për stolin dhe emrat e përfolur për momentin janë disa, madje të gjithë prestigjoz në botën e futbollit shqiptar e jo vetëm. Një emër që përflitet si pasues i mundëshëm i Agostinellit, nëse ky i fundit largohet,  është ai i ish-trajnerit të Shkëndijës, Adrian Kozniku, i cili mund të jetë i interesuar për t’u ulur në stolin e korcarëve duke qenë se aktualisht nuk është në krye të një skuadre.

Gjithashtu është përfolur dhe emri i Besnik Hasit, që është shumë i njohur nga të gjithë duke qenë se ka drejtuar në skuadra të mëdha si Anderlecht dhe Legia Varshavë, ndërsa më parë ka qenë kandidat dhe për stolin e kombëtares së Shqipërisë. Hasi aktualisht përflitet dhe për të marrë drejtimin e Genk në Belgjikë. Ndërsa emri i fundit i përket një trajneri të njohur në Kategorinë Superiore, si Ilir Daja, i cili që pas largimit nga Tirana është aktualisht pa një detyrë dhe mund të pranonte drejtimin e kampionëve në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat