Rinovimi i kontratës së Pepes?

Futboll

Rinovimi i kontratës së Pepes?

Më: 3 janar 2017 Në ora: 14:56
Pepe

E ardhmja e Pepes dhe e James Rodriguezit ishte tema kryesore e konferencës për shtyp të Zinedine Zidane në prag të përballjes së parë me Sevillan në fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Trajneri i “Los Blancos” këmbëngul se të dy futbollisët janë shumë të rëndësishëm për skuadrën që ai drejton.

“Rinovimi i kontratës së Pepes? Ai është lojtari ynë, luan prej 10 vjetësh në këtë klub dhe shpresoj që të vijojë me ne. Edhe James është shumë i rëndësishëm për ne, por unë nuk do të ndryshoj qëndrim karshi tij. Unë e kuptoj që kur nuk luan në një finale, duhet të jesh i mërzitur, kuptoj gjithashtu se ndonjëherë është e vështirë, por kjo ndodh me të gjithë, jo vetëm me James-in. Është në klubin më të mirë në botë dhe dëshiroj të qëndrojë këtu.”

Për rikthimin e mundshëm të Alvaro Moratas te Juventusi në Serinë A, Zidan saktësoi:

“Nuk besoj se ky informacion është i saktë. Alvaro është i lumtur te Reali, sepse ndodhet në shtëpinë e tij. Është pjesë e projektit tonë.”

2016-ta kulmoi për Zidanë me suksesin në finalen e Champions League, të fituar me 11-metërsha ndaj Atleticos së Madridit, por ambiciet për 2017-ën janë edhe më të mëdha.

“Do të bëjmë maksimumin për t’i fituar të gjithë trofetë. Reali i Madridit pretendon tituj në çdo kompeticion ku merr pjesë. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat