Kjo është nota për shqiptarin që shënoi autogol në Serie A

Futboll

Kjo është nota për shqiptarin që shënoi autogol në Serie A

Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:26
Hysaj në prapavijë

Elseid Hysaj e nisi ndeshjen nga minuta e parë edhe pse nuk ishte në gjendjen optimale për shkak të një viroze gripale që kishte kaluar në ditët e fundit. 

Trajneri Sarri vendosi që ta hidhte në fushë shqiptarin për sfidën e parë të vitit ndaj Sampdorias, ndeshje që u mbyll me shifrat 2:1.
Hysaj nuk pati fat në këtë ndeshje pasi shënoi një autogol duke rrezikuar seriozisht këtë ndeshje që u shpëtua vetëm falë superioritetin numerik për 30 minuta. 

Hysaj u vlerësua me notën e dobët 5.5 nga "Gazzeta dello Sport", teksa u evidentua dhe fakti që ishte në dyshim deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Nuk duhet harruar se në një moment shpëtoi ekipin nga pësimi i golit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat