Thyhet statuja e Lionel Messit

Futboll

Thyhet statuja e Lionel Messit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:15
Skulptura e yllit të futbollit Lionel Messi

Skulptura e yllit të futbollit Lionel Messi, e cila u inaugurua në qershor në Buenos Aires, është gjetur e vandalizuar me bustin, kokën e krahët që i mungojnë.

Këtë konfirmoi ministria e kulturës së kryeqytetit argjentinas. “Statuja e Lionel Messi, e vendosur në Tristan Achaval 1100, ishte viktimë e një akti vandal të tmerrshëm,” shprehet sekretariati i dpa.

“Bashkia ka nisur punimet për të riparuar statujën,” shtohet në informacionin zyrtar.

Statuja e sulmuesit të Argjentinës dhe Barcelonës u hap për t’u parë nga publikisht në Paseo de la Gloria, dy ditë pasi Argjentina humbi në finalen e Copa America kundër Kilit në shtetet e bashkuara. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat