Arrihet marrëveshja, Gagliardini të mërkurën te Interi për testet mjekësore

Futboll

Arrihet marrëveshja, Gagliardini të mërkurën te Interi për testet mjekësore

Më: 10 janar 2017 Në ora: 19:51
Roberto Gagliardini

Edhe pse është përfshirë në skuadrën e Atalantas për ndeshjen e Kupës së Italisë, Roberto Gagliardini thuhet se do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën te Interi.

Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium raportojnë se përfaqësues të të dyja palëve janë takuar sonte (e martë) për t’i finalizuar detajet.

Transferimi do të ndodhë në formë huazimi për dy milionë euro, me opsionin e blerjes për 20 milionë të tjera dhe duke ia shtuar edhe bonuset, shuma totale e transferimit arrin në 25 milionë euro.

Lojtari tashmë është njoftuar për marrëveshjen dhe ai pritet të udhëtojë në Milano të mërkurën, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Atalanta luan kundër Juventusit në Kupë, por Gagliardini mund të largohet nga stërvitjet në çdo moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat