Maradona: Icardi i pa vlerë

Futboll

Maradona: Icardi i pa vlerë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 21:43
Mauro Icardi

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi duhet të jetë zgjidhja e shtatë e sulmit të Argjentinës.

Kështu ka thënë legjenda e kësaj kombëtareje, Diego Armando Maradona.

Icardi kishte debutuar me Argjentinën në kualifikimet e Kupës së Botës në vitin 2013, por që ende është në pritje për një tjetër paraqitje me ekipin kombëtar.

“Lëreni Icardin si sulmues i shtatë, jo i katërti. Para se ta thirrni atë, ju duhet ta merrni 43 vjeçarin Daniel Bazan Vera”, ka thënë Maradona.

“Mua më pëlqen Lucas Pratto. Do të parapëlqeja që Icardi të largohet tërësisht nga ekipi kombëtar”, ka shtuar Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat