Partizani vijon stërvitjen, zgjat qëndrimi në Turqi

Futboll

Partizani vijon stërvitjen, zgjat qëndrimi në Turqi

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:49
Partizani

Suksesi i merituar me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës azere të Qabalas, i la vendin seancës së rradhës stërvitore te Partizani. Paraditen e kësaj të Shtune, të Kuqtë zhvilluan kryesisht një seancë me karakter shkrydhës në Antalya, teksa futbollistët që u aktivizuan në takimin ndaj Qabalas bënë disa vrapime të lehta dhe më tepër ushtrime shplodhëse për të rikarikuar muskujt pas ngarkesës që morën në sfidën e të Premtes. Ndërkohë futbollistët që nuk luajtën në takimin ndaj skuadrës azere ishin nën vëzhgimin e përgatitësit atletik dhe punuan më shumë me topin duke provuar edhe goditjet drejt kuadratit. Me shtyrjen zyrtare të kampionatit me një javë, Partizani ka vendosur të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera në tokën turke, me 15-herë kampionët që tashmë kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri në datën 21 Janar dhe jo 17 sic ishte programuar fillimisht.

Partizani do të përpiqet të gjejë edhe 1 apo dy kundërshtarë për të luajtur të tjera takime miqësore. Deri tani të Kuqtë janë ndeshur me gjigandët turqë të Fenerbahces, takim të cilin e humbën me shifrat 3-1, por paraqitja e Partizanit përballë një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm, ishte më shumë seza pozitive. Të tjera sinjale inkurajuese të Kuqtë dhanë në miqësoren e fundit të fituar 2-1 ndaj Qabalas, falë golit të Ekuban dhe autogolit të Jamalov. 2 nga afrimet e fundit te Partizani, Cetkovic dhe Boniface dhanë sinjale të mira në miqësoren ndaj Qabalas. Në vetëm 30 minuta Cetkovic tregoi se është një element i rëndësishëm që mund t’i japë një tjetër dimension repartit të avancuar të skuadrës së kuqe, pasi me vizionin e lojës që ka futbollisti malazez është i aftë të ndryshojë me një lëvizje të vetme fatin e një ndeshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat