A ka ndryshime te KF Istogu?

Futboll

A ka ndryshime te KF Istogu?

Nga: K.Goca Më: 25 janar 2017 Në ora: 11:08
Futbollistët e Istogut gjatë një përshendetje

Skuadra e Istogut mobilizon forcat për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës. Istogu është në pozitë të palakmueshme përkatësisht në vend të 14-të me 13 pikë, por me bindje të fortë se do të sigurojnë mbijetesën. “Deri më tani nga Istogu zyrtarisht është larguar vetëm Besnik Morina, të cilit i është dhënë libreza dhe fletëlëshimi nga klubi. Ndërkohë për mbrojtësin Adnan Maxharraj ende nuk ka asgjë zyrtare, dhe pritet që në ditët në vazhdim të vendoset për të. 90 % e futbollistëve e kanë konfirmuar qëndrimin në Istog dhe për stinorin pranveror. Pritet që të vijnë edhe disa futbollistë të rinj, të cilët së pari do të jenë prova tek klubi jonë. Talenti istogas Herolind Zekaj është rikthyer përsëri në klub. Mbrojtësi Avdi Demaj për shkak të lëndimit ka kërkuar që të jetë futbollistë i lirë, pasi që lëndimi i tij është mjaft serioz dhe pritet që të mungojë për një kohë të gjatë”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat