Zhuta i solli fitoren Rijekës

Futboll

Zhuta i solli fitoren Rijekës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:21
Leonard Zhuta

Në faqen e klubit kroat, Rijeka, raportohet se futbollisti Leonard Zhuta i solli fitoren (3:2) skuadrës së tij në miqësoren e zhvilluar kundër Celjes nga Sllovenia. Futbollisti shqiptar, ndryshe anëtar i kombëtares së Maqedonisë, tregoi angazhim të madh në fushë dhe në minutën 82-të shënoi për fitoren e Rijekës me rezultat 3:2. Ai u paraqit standard dhe dha maksimumin, ndërsa takimi u zhvillua në fushën ndihmëse të Rijekës, e cila u përcoll nga 250 shikues.  Skuadra e Rijekës përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit e cila është edhe kandidati kryesor në luftë për titullin e kampionit. Rijeka udhëheq renditjen me 52 pikë, 6 më shumë se Dinamo e Zagrebit pas 20 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat