Sa ka qenë çmimi për Lenjanin?

Futboll

Sa ka qenë çmimi për Lenjanin?

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 14:27
Lenjani gjatë një stërvitje

Një sezon i zhvilluar te rivalët historikë i ka kushtuar shumë Ermir Lenjanit. Mesfushori i Kombëtares mbeti “peng” i politikave të Rennes. “Panorama Sport”, nga burime të besueshme, ka mësuar se çmimi për kartonin e Lenjanit nga drejtuesit e Rennes ka qenë jo më pak se 700 mijë euro, duke i përjashtuar disa pista gjatë afatit kalimtar. Rennes duket se ka rënë pre e presionit të tifozëve për të bllokuar shqiptarin. Çmimi që Rennes ka vendosur për kartonin e tij është gati sa gjysma e shumës prej 1.5 milionë eurosh që ky klub i ka pagur St. Gallenit në janarin e vitit 2015. Ermir Lenjani ka kontratë me Rennes deri në fund të këtij sezoni dhe me këtë logjikë vlera e kartonit të tij është thuajse pranë zeros. Jo për nga vlera e futbollistit, por për vetë mbarimin e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat