Totti - Muhammad Ali i futbollit

Futboll

Totti - Muhammad Ali i futbollit

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 12:54
Totti gëzohet

Vendimtar edhe në moshën dyzetvjeçare. Francesco Totti, më në fund doli në fushë nga minuta e parë, pas kaq shumë kohë, kundër Cesenas, në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kualifikimi bën që Roma të ballafaqohet në gjysmëfinale me kushërinjtë e Lazios, për të cilën nuk mungojnë fjalët e kapitenit legjendar: “Është një derbi, jo vetëm një gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Unë do të preferoja më mirë të takohesha me Interin. Në çdo rast do të paraqitemi si një ekip i madh, por me gjithë respektin e duhur, është gjithmonë Lazio…”Ai nuk mund të humbasë shakanë edhe për të ardhmen e tij, një pistë për të cilën, megjithatë, Totti nuk preferon të thotë shumë: “Nuk është momenti për të folur në lidhje me këtë. Unë dua t’i gëzoj këto 2-3 muaj dhe pastaj të vendos së bashku me klubin”. Ndërkohë, Totti merr komplimentat e Luciano Spallettit, i cili gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, e nisi me një krahasim të rëndësishëm: “Kur ai luan, si në trajnime dhe në lojë, ose kur është duke luajtur me djalin e tij, është Muhammad Ali i futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat