Ibraimi mund të lihet i lirë nga Astana, drejt Shkëndijes?

Futboll

Ibraimi mund të lihet i lirë nga Astana, drejt Shkëndijes?

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 15:35
Agim Ibraimi

Agim Ibraimi mund të lihet i lirë nga Astana. Futbollisti shqiptar gjendet në Astana ku po zhvillon negociata me kampionët e Kazakistanit, me të cilët reprezentuesi i Maqedonisë ka ende kontratë. Astana dhe Ibraimi janë duke bërë përpjekje që të merren vesh, respektivisht të ndërpresin bashkëpunimin. Kjo do të thotë se nëse palët gjejnë ndonjë marrëveshje, atëherë Ibraimi do të mund të firmoste për çdo klub si lojtar i lirë.
Të kujtojmë se, emri i tij ishte përfolur mjaftë nga mediat vendore dhe jashtë tij për një kalim te Partizani i tiranës, rikthim në kampionatin slloven te Olimpija ose Maribori ose te Shkëndija e Tetovës. Ibraimi para ca ditësh në Stamboll (shkonte për në Kazakistan, kurse Shkëndija kthehej në Tetovë) realizoi një foto me disa lojtarë të Shkëndijës, të cilët janë edhe miq të tij.

Një foto e tillë mund të jenë si paralajmërim se së shpejti Ibraimin mund ta shohim së bashku në një ekip me Ferhan Hasanin, Besart Ibraimin dhe Ardian Cuculin. Stinori pranveror në ligën e parë të Maqedonisë fillim me 19 shkurt, ndërsa Shkëndija me 37 pikë mbanë vendin e dytë në renditjen tabelore. Kuqezinjtë e Tetovës para ca ditësh janë kthyer nga përgatitjet në Antali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat