Mustafa: KF Gjilani ka forcë për ta fituar Kupën!

Futboll

Mustafa: KF Gjilani ka forcë për ta fituar Kupën!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:51
Zgjim Mustafa

Gjilani është mobilizuar në çdo aspekt për stinorin pranveror dhe sidomos janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës përkatësisht të së shtunës, ku do të takohen me Ferizajn vendas, në kuadër të të tetës së finales së Kupës së Kosovës. Futbollisti i Gjilanit, Zgjim Mustafa, tha se ecuria e përgatitjeve ka shkuar fortë mirë dhe tani përqendrimin e kanë në kampionat si dhe për Kupë. “Gjatë kësaj faze përgatitore ka qenë shumë mirë. Në fazën e fundit kemi qenë në përgatitje në Shqipëri dhe jemi përgatitur në të gjitha aspektet dhe tani po e presim vetëm fillimin e edicionit të ri”, tha Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se Gjilani është edhe më i fortë se në vjeshtë? “Mendoj që jemi më të fortë sepse ekipi veç është komponuar më shumë. Arsyeja  është se jemi së bashku afër dy vite dhe nuk ka pasur nevojë shumë për ardhje të reja edhe pse jemi forcuar në disa reparte ku kemi pasur nevojë”, thotë futbollisti. Gjilani është në vend të pestë me 25 pikë, ngec për 14 sosh nga kampioni vjeshtor Trepça ’89.  Megjithatë, Mustafa mendon se janë përmirësuar në shumë aspekte: “Gati në të gjitha aspektet jemi përmirësuar dhe gjendja financiare është shumë mirë, vetëm presim fillimin e pjesës së dytë të kampionatit”. Futbollisti i është mirënjohës edhe sponsorit ‘Talin’ dhe beson se bashkërisht do të arrijnë qëllimin. Në fundjavë ndeshen me Ferizajn, a besoni në kualifikim? “Po, patjetër që shpresoj se do të kualifikohemi më tutje, sepse besoj shumë në ekipin që kemi dhe Ferizaj ka bërë shumë transfere, por nuk e di se sa kanë arritur të komponohen”, thotë mesfushori. Mirëpo sa i përket...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat