Flamurtari-Teuta, “finalja e parakohshme” e sezonit

Futboll

Flamurtari-Teuta, “finalja e parakohshme” e sezonit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:52
Flamurtari-Teuta

Flamurtari-Teuta, 3 pikë shumë të rëndësishme në Vlorë ku kryqëzohen shumë rrugë për të ardhmen e dy skuadrave në kampionat. Gugash Magani viziton ish skuadrën e tij, ndërsa Shpëtim Duro debuton në stlin kuqezi vetëm pak orë pas zyrtarizimit. 20 pikë për çdo skuadër dhe zona e ftohtë shumë pranë sepse Laçi ndjek me të njëjtën kuotë pikësh. Në orën 17:00 në Vlorë do të luhet një prej finaleve të këtij sezoni sepse situata është identike në të dyja klubet që këtë sezon duhet të derdhin shumë djersë për të siguruar mbijetesën. Teuta e Maganit ka ndryshuar totalisht fytyrë pas ndryshimit të viteve, ndërsa Flamurtari vazhdon të vuajë psikologjikisht atë humbje të pabesueshme në Shkodër gjatë minutave shtesë. Çdo top to të jetë i rëndësishëm në fushën e stadiumit “Flamurtari”, ndërsa çdo duel mund të ketë një rëndësi vendimtare për fatet e sezonit. Në fund do të bëhen llogaritë por në një duel të drejtëpërdrejtë, ai që del me pikë të plota, përveç shkëputjes në klasifikim, ka edhe luksin të punojë i qetë në ndeshjet e radhës.

Trajneri Shpëtim Duro ka premtuar një tjetër sjellje të skuadrës në fushën e lojës duke vënë theksin në aspektin mbrojtës ku skuadra vazhdon të çalojë. 25 gola të pësuar janë një sinjal alarmi për trajnerin kryeqytetas që kërkon të rregullojë mekanizmat difensivë dhe dora e tij mund të duket që këtë sfidë. Në krahun tjetër, “Djemtë e Detit” vijnë disi të lodhur pas suksesit në Kupë me Vllazninë, por sfida ndaj Partizanit fundjavën e shkuar dha sinjale se Teuta mund të luajë si e barabartë me çdo kundërshtar në Superligë. Një 90 minutësh ku ngrihen shumë pikëpyetje sepse Teuta mbetet një skuadër që di të godasë me saktësi në sulm, ndëersa mbrojtja është reparti më i konsoliduar i kësaj skuadre. Në krahun tjetër, Flamurtari edhe pse me emra më sugjestionues në repartin e avancuar, mund të hasë vështirësi për të gjetur zona të lira. Ndeshja e fundit e luajtur në “Niko Dovana” i buzëqeshi skuadrës vlonjate që fitoi me rezultatin 2-1 ndërsa në sfidën e parë në Vlorë asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënonte. Në Vlorë janë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të qenë dëshmitarë të një finaleje të vërtetë sepse në këtë rast, fituesi i merr të gjitha.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat