Ramës ia shajnë Juventusin, por ja si ua kthen ai

Futboll

Ramës ia shajnë Juventusin, por ja si ua kthen ai

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shquhet si një tifoz i Juventusit, teksa shpesh herë vesh dhe xhupin me logon e klubit italian. Pas fitores së djeshme ai ka reaguar në profilin e tij në Facebook me një foto të autorit të parë të golit, Pjacën si dhe me dy buzëqeshje.

Nuk kanë munguar komentet nga fansa të ndryshëm. Një komentues i shkruan se bardhezinjtë nuk fitojnë Championsin asnjëherë, ai dhe Braçe sipas tij duhet të presin dhe shumë.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit i cili i shkruan: “Je i vogël t’i Geraldo dhe nuk i mban mend Kupat e Kampionëve të Juves dhe as nuk e kupton qe Juvja nuk është skuadër futbolli është besim”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat