Shkëndija mobilizon “armët” ndaj Vardarit

Futboll

Shkëndija mobilizon “armët” ndaj Vardarit

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:42
Pamja nga stërvitja

Skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës sot në Shkup (14.00) përballen me Vardarin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Takimi luhet në “Telekom Arena”. Shkëndija mbron trofeun, pasi triumfoi në këtë garë edicionin e kaluar.

Skuadra kërkon të lë pas humbjen e të dielës në kampionat dhe përmes kësaj përballje të kërkohet rikthimi në rrugën e suksesit. Stafi teknik ka punuar me futbollistët në aspekt psikik dhe taktik, ndërsa akcent i është kushtuar eliminimit të gabimeve që u paraqitën në takimin e fundit. Bilanci shëndetësor është pozitiv, pasi të gjithë lojtarët janë në disponim të trajnerit Brdariç, ndërsa nuk ka as lojtarë të pezulluar. Shkëndija kërkon të mbrojë trofeun e Kupës së Maqedonisë të fituar sezonin e kaluar të kësaj gare. Me një fjalë, Shkëndija mobilizon “armët” ndaj Vardarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat