5 lojtare të KFF Dukagjinit, pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll U16

Futboll

5 lojtare të KFF Dukagjinit, pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll U16

Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:46
Lojtaret e KFF Dukagjinit në futboll U16

Komuna e Klinës, gjithmonë ka pasur sportist të njohur në Kosovë dhe me gjere. Ata kanë mbrojtur ngjyrat e klubeve të njohura  dhe evropiane.

Një sukses të madh është duke shënuar edhe Klubi i Femrave të Futbollit “ Dukagjini” i Klinës i cili bën gara në Super Ligën e Kosovës. Ky klub është themeluar në vitin 2015 dhe me angazhimin e kryesisë dhe trajnerëve te klubit përreth vetës ka grumbulluar talente të reja të futbollit që janë ardhmëria e Klinës dhe Kosovës.

Kjo dëshmohet me faktin se 5 lojtarë të KFF Dukagjini, Xhenifer Pjetri, Dafina Bytyqi, Albulena Fejza, Eldona Balaj dhe Fortesa Krasniqi, janë ftuar të mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës U16 në garat ndërkombëtare.

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kristina Lazri pohon se në ketë ekip ka talente të reja që janë e ardhmja e futbollit për femrat.

Ajo tregoi se fundi kanë fituar turnirin e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lazri thotë se kanë edhe mbështetjen e kryetarit të Komunës së Klinës Sokol Bashota, pa mbështetjen e të cilit nuk do të arriheshin këto rezultate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat