A do të jetë ky trajneri i ri i Barcelonës?

Futboll

A do të jetë ky trajneri i ri i Barcelonës?

Më: 11 mars 2017 Në ora: 08:14
Barcelona

Ernesto Valverde ka komentuar spekulimet rreth emërimit në postin e trajnerit të Barcelonës.

Ernesto Valverde është një prej kandidatëve kryesorë për postin e trajnerit të Barcelonës.

Strategu i Athletic Bilbaos ka kontratë deri në fund të këtij sezoni andaj mund të jetë zëvendësues i Luis Enriques në Camp Nou.

“Nuk më pëlqen të flas shumë, jam i përqendruar në angazhimet e radhës”, deklaroi ai në konferencë për media.

“Nëse do të ndodhë diçka, do ta komunikojmë, siç ka qenë gjithmonë”, theksoi ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat