600 mijë euro investime për stadiumin në Viti

Futboll

600 mijë euro investime për stadiumin në Viti

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:24
Pamje nga nënshrimi i memorandumit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në Viti”.

MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa Komuna e Vitisë 200 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat