Albert Bunjaku apo Besnik Hasi!

Futboll

Albert Bunjaku apo Besnik Hasi!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:33
Albert Bunjaki e Besnik Hasi

Albert Bunjaki është prej me të kritikuarve për humbjen me rezultat 2:1 nga kombëtarja e Islandës, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Me emrin në facebook ‘Përfaqësuesja e Kosovës-Dardanët’ shkruan: “Cili preferoni ju? Albert Bunjaku apo Besnik Hasi!”.

Diçka po zihet, ani se Albert Bunjaki ka përkrahjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë në ditët e ardhshme, mund të ndahen rrugët apo të vazhdojnë! Besnik Hasi, ish-futbollist i mirënjohur, që një kohë me sukses drejtojë Anderlecht-in dhe një periudhë të shkurtër edhe Legia nga Varshava. Hasi është një emër i preferuar për opinionin sportdashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat