Në takimin Francë-Spanjë, u testua “arbitri digjital”

Futboll

Në takimin Francë-Spanjë, u testua “arbitri digjital”

Më: 29 mars 2017 Në ora: 19:31

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmë mes Francës dhe Spanjës, është testuar teknologjia e videos së arbitrit ndihmë (arbitrit dixhital-VAR).

Ndeshja është luajtur në stadiumin Stade de France, ku Spanja fitoi me rezultat 02.

Ndërkohë goli i shënuar nga skuadra franceze në minutën e 48-të nga Griezmann është anuluar pasi ishte në pozicion jashtë lojë. Për anulimin e tij arbitri ka përdorur teknologjinë VAR.

Nga ana tjetër goli i dytë i shënuar nga skuadra spanjolle nuk është quajtur i rregullt nga arbitri anësor, por edhe në këtë rast ka fituar sistemi VAR, përmes rivlerësimit ku është cilësuar si i rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat