Edhe Hoxha ka dy fjalë për De Biasin

Futboll

Edhe Hoxha ka dy fjalë për De Biasin

Më: 31 mars 2017 Në ora: 16:13
Hoxha

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është i pakënaqur që nuk u zgjodh të ishte titullar në ndeshjen e kombëtares shqiptare ndaj Italisë, por respekton vendimin e trajnerit duke thënë se Strakosha ka përparësi duke qënë se luan në një kampionat të fortë si Seria A. Ai gjithashtu shpreson që të zgjidhet titullar në ndeshjen e qershorit ndaj Izraelit, ndërsa pranon se trajneri De Biasi nuk i dha sqarime për zgjedhjen e bërë.

Në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të ndeshjes ndaj Skënderbeut në Kategorinë Superiore, portieri i të kuqve tha se pyetja për titullin kampion është bërë e mundimshme për lojtarët pasi suksesi nuk është aq i lehtë, pavarësisht se dëshira është e madhe për ta arritur.

“Të gjithëve u vjen keq sepse të gjithë duan të luajnë, por s’mund të bëhet tragjike pse nuk luajta. Këto janë zgjedhje të trajnerit. Unë e kam thënë që jam i kënaqur që jam pjesë e kombëtares dhe kjo ka rëndësi për mua".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat