Trepça thellohet në fund, Llapi nuk bën kompromis

Futboll

Trepça thellohet në fund, Llapi nuk bën kompromis

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:23
KF Llapi

Llapi nga Podujeva është zotuar se deri në javën e fundit do të luajë pastër dhe nuk do të ketë kompromis për askënd. Llapi në udhëtim shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Trepçës, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit. Në minutën e 13-të, Mirlind Daku fiton penallti për Llapin. Pas një minute Festim Krasniqi merr përgjegjësinë nga penalltia dhe kaloi në epërsi llapjanët. Në minutën e 30-të, sulmuesi Enis Zabërgja barazoi rezultatin. Ai nga rreth 20 metra la të shtangur portierin mysafirë, Ilir Avdyli, 1:1. Zëvendësuesi Filot Shaqiri  shënon për 1:2 në minutën e 74-të, kurse një minutë më vonë Florent Avdyli ndëshkohet me karton të kuq dhe la Trepçën me një futbollist me pak. Në minutën e 80-të, Mirlind Daku shënon për rezultatin përfundimtar 1:3. Llapi mban vendin e katërt me 46 pikë, kurse Trepça renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina vazhdon me rezultate të mira dhe synon të jetë edhe më lart në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat