‘Plisat’ e Prishtinës: Na fyen

Futboll

‘Plisat’ e Prishtinës: Na fyen

Nga: K.G. Më: 9 prill 2017 Në ora: 13:51
Foto e FC Prishtina

Tifozët ‘Plisat’ janë tifozeria më e zjarrtë në Kosovë, por që patën një problem sipas tyre me disa anëtarë të kryesisë së KF Trepçës nga Mitrovica. Ja postimi i ‘Plisave’ pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e futbollit Prishtina-Trepça,. E luajtur në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. “E vërteta e Obiliqit! Në Obiliq ndodhi një incident me disa persona që nga portalet u morë vesh që janë anëtarë të kryesisë së klubit të Trepçës. E para, kryesitë nuk e kanë vendin aty ku ishin  pesë persona, pse ata persona erdhën tek në pjesën e dytë aty? U ulën pranë grupit të ‘Plisave’, disa metra larg nesh. Madje këta persona pa fije as respekti e turpi çoheshin dhe shanin lojtarët tanë disa metra larg ‘Plisave’. Çka prisnin? Ne momentin që tentuam t'ua tërheqim vërejtjen pasi që ishin me në moshë, ata na fyen. Aty edhe eskaloj situata dhe rrodhi si rrodhi ku edhe ndërhyri policia. Përkundër disa tentimeve të disa ‘Plisave’ për të mos u kacafytur pa si që ishin më në moshë, ata edhe në dorën e policisë tentonin ti provokonin ‘Plisat’ e tjerë që të bëhej rrëmujë. Aty nuk kishte fëmijë siç po pretendojnë ata dhe tentojnë të përfitojnë nga ky provokim. Le të merren me gjykata rreth trukimeve të ndeshjeve e mos të vijnë të na provokojnë neve. Te tentojnë për ndonjë dënim ndaj nesh e të tërheqin vëmendjen nga marritë e tyre që e kanë njollosur futbollin tonë ndërkombëtarisht”, thuhet në reagimi e ‘Plisave’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat