Nota për shqiptarët në Itali

Futboll

Nota për shqiptarët në Itali

Më: 10 prill 2017 Në ora: 11:45
Hysaj

Derbi i shqiptarëve mes Strakoshës dhe Hysajt mbrëmë ka përfunduar me fitoren e mbrojtësit 0:3 në "Olimpico".

Mediat italiane kanë nxjerrë menjëherë notat për lojtarët tanë të kombëtares ku kuptohet fjalët më të mira janë për shkodranin Hysaj edhe për shkak të paraqitjes së skuadrës së tij.

“Calciomercato.it” një portal i njohur sportiv e vlerëson Strakoshën me 5,5 dhe shkruan: “Në vonesë te goli i Callejon. I pavendosur pasi gaboi edhe Bastos në golin e parë të Insigne”.

Për Hysaj ky portal jep notën 6. “Shoqëroi pak aksionet sulmuese edhe për shkak të shpejtësisë së Lukaku që ioshte gjithmonë e i gatshëm të nisej në kundërslum".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat