Bale: La Liga e Champions League, synimi ynë

Futboll

Bale: La Liga e Champions League, synimi ynë

Më: 11 prill 2017 Në ora: 12:47
Gareth Bale

Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, ka dhënë një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, në të cilën foli për raundin çerekfinal të të Champions League. “Kjo do të ishte një arritje e pabesueshme, sidomos për shkak se asnjë klub nuk e ka fituar  Champions League në sezone të njëpasnjëshme. Si titulli në La Liga, edhe Champions League, të dy janë objektiva të rëndësishëm për klubin tonë dhe tifozët.

Do të ishte e mahnitshme për të arritur një sukses të tillë të dyfishtë”, ka thënë Bale. Nesër në orën 20.45 Reali do të luajë në konak të Bayern Munihut, në çerekfinalen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat