Presidenti i Luganos: Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka

Futboll

Presidenti i Luganos: Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:42
Sadiku

Armando Sadiku, futbollisti i Luganos, po përgatit edhe një lehtësirë tjetër për veten e tij, marrjen e pasaportës bullgare që do t’i hiqte barrierën e madhe në tregun elitar europian të transferimeve.

Duke ditur të gjithë këto faktorë, vetë presidenti i Luganos e pranon publikisht se e ka të vështirë për të menduar qëndrimin e Sadikut edhe në sezonin e ardhshëm. Jo vetëm për faktin që është i huazuar, por më shumë për interesimet që do të kenë klube të ndryshme për shqiptarin. Në këtë mënyrë, Anxhelo Renzeti bën llogaritë.

“Ne zotërojmë vetëm 25% të kartonit të tij dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur edhe në të ardhmen. Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka nga largimi i tij në ndonjë skuadër tjetër”, ka deklaruar presidenti i Luganos. Më tej, ai ka bërë me dije se ka nisur të diskutojë me Tramexanin në lidhje me të ardhmen e skuadrës, ku janë hedhur piketat për sezonin e ardhshëm dhe lojtarët që do të zëvendësojnë Sadikun, apo edhe Alioskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat