Enrique: Ja, pse u eliminuam

Futboll

Enrique: Ja, pse u eliminuam

Më: 20 prill 2017 Në ora: 13:56
Luis Enrique

Luis Enrique ka treguar shkakun që ka çuar në eliminimin e Barcelonës.

Katalanasit nuk kanë arritur të përsërisnin mrekullinë që kishin bërë ndaj Paris Saint-Germain edhe kundër Juventusit, duke i dhënë kësisoj lamtumirën Ligës së Kampionëve qysh në çerekfinale.

Sipas Luis Enriques vendimtare në eliminimin e skuadrës së tij ka qenë ndeshja e parë e zhvilluar në Torino, aty ku Barça është mundur 0:3.

“Duhej te ishim të qetë pranë portës dhe të kishim fat. Ne tentuam 14 herë, por vetëm një goditje shkoi në duart e Buffon”, ka treguar Enrique.

“U eliminuam për shkak të lojës së dobët që kemi bërë në 45 minutat e parë në Torino dhe kjo na kushtoi shumë”, ka thënë ai.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Enriques në Ligën e Kampionëve si trajneri i Barcelonës, pasi që ai ka njoftuar se do të largohet nga klubi në përfundim të këtij stinori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat