Topi është në këmbët e Simeones

Futboll

Topi është në këmbët e Simeones

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:39
Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, duket se ka tejkaluar konkurrencën e Antonio Contes. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Suning, por për momentin nuk dëshiron të diskutojë të ardhmen me të kaltrit e Londrës. Ndërsa Simeone, që sponsorizohet fortë nga Javier Zanetti, prej kohësh është i lidhur më ngjyrat zikaltër dhe në rast se arrin finalen e tretë të Champions-it mund të vendosë të përshpejtojë lamtumirën nga Atletico Madrid duke qenë se kontrata i skadon në 2018-ën dhe cikli i tij mund të konsiderohet i përmbushur.

Për ta bindur të pranojë ofertën, veç të tjerash zikaltrit janë gati të përmbushin kërkesat e argjentinasit për pagën. Kinezët e Inter janë gati t’i ofrojnë një lloj çeku të bardhë në mënyrë që argjentinasi të firmosë sa më parë. Nëse ndodh Simeone do të bëhej trajneri numër 11 pas Mourinho-s. Ndërkohë alternativa më e mundshme për t’u arritur krahasuar me Siemone-n dhe Conte-n mbetet Luciano Spalleti i cili në qershor pritet të largohet nga Roma. Por ëndrra zikaltër është një tjetër dhe të shpie direkt në Madrid. Tashmë topi është në këmbët e Simeones.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat