Përleshje mes lojtarëve

Futboll

Përleshje mes lojtarëve

Më: 27 prill 2017 Në ora: 16:09
Pamje nga përleshjet

Copa Libertadores dhuron gjithmonë spektakël, por kësaj radhe ndodhi diçka e papritur, pra rrahje në fushë e në tribuna. Pas vërshëllimës në takimin ndërmjet Penarol nga Uruguai e Palmeiras nga Brazili, që përfundoi me rezultat 2:3 për ekipin brazilian, e vlefshme për fazën e grupeve, ka ndodhur incidenti.

Në fushë ka nisur një konfrontim që ka parë si protagonist ish-interistin Felipe Melo, autor i një grushti ndaj futbollistit kundërshtar Mier, për t’u ndjekur më pas nga turma e uruguaianëve që kërkonin hakmarrje. Nga përplasjet janë lënduar disa lojtarë, mes të cilëve më rëndë Willian dhe Fernando Prass. Për fat të keq përleshjet kanë vazhduar edhe në shkallët e stadiumit, ku tifozët e Penarol janë përpjekur të pushtojnë zonën e tifozëve të Palmeiras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat