Përfundon sezoni për Luke Shaw

Futboll

Përfundon sezoni për Luke Shaw

Më: 2 maj 2017 Në ora: 18:19
Luke Shaw

Mbrojtësi i majtë i Manchester United është lënduar rëndë të dielën.

Problemet me lëndime nuk kanë të ndalur për ‘Djajtë e Kuq’. Luke Shaw është futbollisti i fundit që ka pësuar një lëndim në gju dhe ka mbyllur sezonin para kohe.

Në barazimin 1:1 ndaj Swanseat të dielën, reprezentuesi anglez ka lënduar ligamentet e gjurit dhe nuk do të ketë mundësi që të kthehet në ndeshjet e mbetura të United.

Shaw do të jetë mungesë e madhe sidomos në ndeshjet e Ligës së Evropës, aty ku skuadra e Jose Mourinhos synon që ta fitojë këtë trofe për të siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat