Trepça ’89 kurrë më afër titullit të kampionit

Futboll

Trepça ’89 kurrë më afër titullit të kampionit

Më: 5 maj 2017 Në ora: 18:23
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica i afrohet titullit të kampionit në elitën e futbollit. Mitrovicasit shënuan fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër Gjilanit, në ndeshjen e javës së 29-të të Vala Superligës së Kosovës. Në stadiumin ‘Riza Lushta’ ka qenë një atmosferë e mirë, kohë e volitshme për lojë dhe shikuesit panë shtatë gola, secila më e bukur se tjetra. Gjilani nuk arriti t’i rezistoi rivalit që ka qenë jashtëzakonisht i disponuar për lojë.

Futbollisti Florent Hasani i realizoi dy gola, kurse nga një kanë shënuar Lapidar Lladrovci, Otto John dhe Përparim Islami. Gjilani nuk tregoi lojën ashtu siç pritej, shënuan përmes Isa Eminhazirit nga penalltia dhe Egzon Shabanit.  Është një fitore shumë me rëndësi për mitrovicasit, të cilët janë afër që të stolisen me titullin e kampionit. ’89-shi kryeson renditjen me 71 pikë, ka 11 më shumë se Prishtina në pozitën e dytë, por kjo e fundit ka një takim me pak, ndërsa Gjilani është në mesin e renditjes (i gjashti) me 41 pikë të grumbulluara. Ndërkaq, në sfidën e radhës Trepça ’89 do të luaj në Pejë me Besën, kurse Gjilani do ta presë Drenicën nga Skenderaj.

Vala Superliga e Kosovës, java e 29-të

Trepça ’89-Gjilani     5:2

 

E shtunë

Drenica-Hajvalia

Feronikeli-Besa

 

E diel

Liria-Drita

Ferizaj–Trepça

Prishtina–Llapi

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

 

Liga e Parë, java e 25-të

E shtunë

Ramiz Sadiku–Vitia

KEK-u -Rahoveci

Ballkani-Istogu

Flamurtari-Fushë Kosova

 

E diel

Vëllaznimi-2 Korriku

Vushtrria-Dukagjini

Ulpiana-Deçani

Kosova (P)-Vllaznia

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat