Kryeziun me Luzernin, 15 minutat e fundit i ndanë nga një pikë në Zvicër

Futboll

Kryeziun me Luzernin, 15 minutat e fundit i ndanë nga një pikë në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2017 Në ora: 13:42
Kryeziu gjatë një aksioni

Deri në minutën e 76-të rezultati ka qenë baras 1:1 ndërmjet Thun-it e Luzern-it, por gjithçka ndryshoi në fund minutat e fundit. Thun shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Luzern-it, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit zviceran. Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu, luajti titullar për Luzern-in, por të pafat që të kthehen me një pikë.

Në minutën e 12-të, Marco Schneuwly shënoi për epërsinë e Luzern-it, por vendasit ishin të disponuar dhe përmbysen disavantazhin me golat e Facchinettit (52), Rapp (76’) dhe Fassnacht (78’). Luzern-i mban vendin e katërt me 43 pikë,  kurse Thun është i gjashti me 36 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat