Medel: Duhet të fitojmë ndaj Sassuolos

Futboll

Medel: Duhet të fitojmë ndaj Sassuolos

Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:17
Gary Medel

Mesfushori i Interit, Gary Medel, ka folur për Sky Sport pas humbjes ndaj Genoas.

Kiliani ka thënë se skuadra është duke kaluar në një situatë të vështirë, e gjitha kjo për shkak të mentalitetit të dobët.

“Është një situatë shumë e vështirë, askush nuk e meriton të jeton në momente të tilla. Duhet të punojmë ende për të arritur objektivin tonë”.

“Nuk është problem teknik, fizik, por mendor. Liga e Evropës nuk varët vetëm nga ne, luajmë në San Siro ndaj Sassuolos dhe duhet të fitojmë këto tre pikë në shtëpi”, ka thënë Medel.

Aktualisht Intari është në vendin e shtatë me 56 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat